Vendosni fjalën kyçe....

Publikohet videoja e ekzekutimit të Nazim Bandulës në Shkodër


Publikohen pamjet nga momenti i ekzekutimit të të Nazim Bandulës në Shkodër. Sikurse vihet re në pamjet e publikuara nga “Report TV”, Bandula në lokalin e lagjes ku po pinte kafen e mëngjesi, ka qenë i shoqëruar edhe nga një person tjetër.

Por ky i fundit fatmirësisht i ka shpëtuar plumbave.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në lagjen Rus të Shkodrës, ku Nazim Bandula u qëllua teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal pranë banesës së tij.

Ai mori 6 plumba dje në trup nga 13 që u shkrepën ndaj tij nga një mjet në lëvizje. Bandula ngeli i vdekur në vend. Mjeti i përdorur nga autorët ishte tip Mercedez Benz me ngjyrë të bardhë dhe xhama të zinj.

Atentati është filmuar nga një kamera sigurie në distancë.

Pista kryesore që po heton policia është ajo e hakmarrjes, pasi viktima dyshohet se ka marrë pjesë në një vrasje në vitin 2000. Tre vite më vonë, atij i është bërë një atentat, por arriti të shpëtonte.

Më vonë, në vitin 2020 në makinën e tij tip “X 5” që ishte parkuar jashtë shtëpisë i ishte vendosur tritol. Makina shpërtheu por për fat të mirë nga ngjarja nuk pati viktima.