Rusia pretendon se 1 mijë e 26 ushtarë ukrainas kanë dorëzuar armët në qytetin e rrethuar të Mariupolit.
Porti jugor është sulmuar prej javësh dhe besohet se është afër rënies në duart e Rusisë.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha gjatë një konference se më shumë se 1000 pjesëtarë të shërbimit të Brigadës së 36-të të Marinsave të Ukrainës janë dorëzuar në qytetin port të Mariupolit.
Zëdhënësi i ministrisë, gjeneralmajor Igor Konashenkov tha se 47 nga ushtarët ishin gra. Mjekët rusë ofruan ndihmën e parë për 151 robër të plagosur përpara se t’i transferonin në një spital lokal, shtoi zyrtari sipas RT.
⚡⚡⚡More captured Ukrainian soldiers from yesterday, the estimated amount of total captured soldiers is around 1000 soldiers just in 1 day.#Mariupol#Donbass ⚡⚡⚡ pic.twitter.com/cRQ7KEgjVk
— ILRUSSO🇷🇺🇷🇺🇷🇺🇷🇺🇷🇺🇷🇺🇷🇺🇷🇺🇷🇺🇷🇺 (@ILRUSSO1) April 13, 2022
Raporti u kundërshtua nga zyrtarët ukrainas. Këshilltari presidencial Alexey Arestovich deklaroi në mediat sociale se njësia kishte kryer një “manovër të vështirë dhe shumë të rrezikshme” dhe kishte bashkuar forcat me Batalionin Azov, njësia e gardës kombëtare të Ukrainës që mban pozicionin në një vend tjetër në Mariupol. Kjo “i dha 36-tës një shans të dytë” dhe rriti ndjeshëm aftësitë mbrojtëse të forcave të Kievit në qytet, tha ai.
Raportet për një numër të madh të trupave ukrainase që kishin dorëzuar armët në Mariupol filluan të dalin të martën. Këto u mbështetën nga pamjet në rrjetet sociale, ku tregoheshin grupe njerëzish të veshur me uniforma ushtarake në robëri.
Kujtojmë se më herët gjatë javës, nënkryetari i bashkisë së Mariupol e etiketoi si “të rremë” një postim në Facebook që i atribuohej të njëjtës brigadë që pretendonte se trupave po u mbaronin municionet dhe nuk kishin mbështetje.