Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Taulant Beqirajt, jepet dënimi me 21 vite burg për Elton Hajnajn


Gjykata e Vlorës ka dënuar me 21 vite burg, Elton Hajnaj, të dyshuar për vrasjen e Taulant Beqirajt, ngjarje e ndodhur në mars të vitit të kaluar.

Sipas “News 24”, gjykata ka vendosur 2 vite më shumë dënim se sa kishte kërkuar prokuroria për akuzën e vrasjes me dashje dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.

Dy të akuzuarit e tjerë Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani janë dënuar me nga 6 vite burg secili, si përkrahës të autorit të krimit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 3 Mars, në lagjen “Bashkimi”, pranë Gjykatës së Apelit. 31-vjeçari Taulant Gjikaj, i cili mbante edhe mbiemrat Manaj e Beqiraj u qëllua me breshëri kallashnikovi.

Pas vrasjes, u arrestua Hans (Andi) Jonuzaj ndërsa u shpallën në kërkim Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabriani. Jonuzaj u arrestua në automjetin e përdorur në krim, brenda të cilit u gjet edhe arma e krimit tip kallashnikov. Ndërsa Skerdjan Garbrani, u vetëdorëzua në polici.