Një mjet është gjetur i djegur në Vlorë në orët e para të mëngjesit.
Makina tip fuoristradë është gjetur në vendin e quajtur ‘Kanali i Motorrit’ ndërsa policia po heton nëse ngjarja është e qëllimshme.
Po kështu po verifikohet nëse mjeti është përdorur në ndonjë nga ngjarjet kriminale të kohëve të fundit në vend.
Njoftimi
“Më datë 14.04.2022, rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “fuoristradë”, pa targa, i cili është djegur plotësisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit.”