SPAK ka kërkuar 24 vite burg për Klement Çalën dhe nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë lidhur me grabitjen e afër 5 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit.
Nga 19 vite burg janë kërkuar për Eldi Çalën, Oltjan Veselin, Renaldo Sulën, Saimir Çelën, Elton Piklin, Talo Çelën dhe Alkond Bengasin, shkruan BW.
Ngjarja ndodhi më 9 prill 2019 ku në pistën e aeroportit të Rinasit u vodhën rreth 5 milionë euro që po transportoheshin jashtë vendit.
Në ngjarjen që pasoi pasi policia u vu në ndjekje të grabitësve u vra Admir Murataj, një nga personat që ishin pjesë e grupit që kreu grabitjen.