Vendosni fjalën kyçe....

Leskaj uron Majkon për rikthimin në Kuvend: Politikan me integritet, besoj se s’do jetë pjesë e grupit parlamentar të kanabisit


Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka marrë fjalën në Kuvend për t’i uruar mirëseardhjen deputetit më të ri, Pandeli Majkos, i cili mori mandatin e Alqi Bllakos.

Leskaj e vlerësoi Majkon si një politikan me integritet dhe që meriton respekt, ndërsa shtoi se është i bindur se ai nuk do të jetë në “grupin parlamentar të kanabisit”, duke iu referuar kështu procesit të legalizimit të kanabisit.

“Në krye të herës do më lejoni të jap një vlerësim dhe urim të vecantë për deputetin më të ri dhe më të vjetër të Kuvendit të Shqipërisë Pandeli Majko. Një politikan me integritet, i vlerësuar që meriton respekt. Unë besoj se Majko nuk do të jetë te Grupi Parlamentar i kanabisit.“- tha Leskaj. 

Majko u betua sot për herë të 8 si deputet duke zënë vendin e lënë bosh nga Alqi Bllako. Ky Ii fundit kujtojmë se u arrestua pak javë më parë nga SPAK për aferën e inceneratorëve.