Një italian është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një diplomate në ambasadën e Bashkimit Europian në vendin tonë.
Gazetari Elton Qyno shkruan se personi i cili po mbahet në komisariatin nr. 1 në Tiranë quhet Matteo Gioachin, me kombësi italiane por me banim në Angli.
Gioachin akuzohet se e ka përndjekur diplomaten Franceska Renzi prej vitesh, duke nisur nga qyteti i Padovës në Itali e ka vijuar më pas ta përndjekë edhe në shtete të tjera ku ajo ka punuar si diplomate e BE-së.
Ai e ndiqte zonjën Renzin në ambjente publike si në rrugë dhe në bare, si dhe e shqetësonte në telefon ose me mesazhe në e-mail.
“Gioachin, kishte udhëtuar nga Anglia në Shqipëri vetëm për të takuar dhe krijuar një lidhje intime me zyrtaren e ambasadës së Bashkimit Europian në Tiranë.
Sipas kallëzimit të bërë nga diplomatja Franceska Renzi, Gioachin e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme kur ka qënë diplomata edhe në disa shtete të tjera. Përndjekja dhe shqetësimet e tij kundër saj, kryesisht ndodhnin në ambjente publikë si në rrugë dhe në bare.
Por nuk mungonin dhe shqetësimet përmes telefonin dhe adrresës së E-Mailit.
Sipas kallëzueses, kjo histori e tillë përndjekje, ka disa vite që ka ndodhur dhe ka filluar qysh në qytetin e Padovës në Itali, duke vijuar më pas të përsëritet edhe në shtete të tjera, ku ajo ka shërbyer si diplomate e Bashkimit Europian.”– shkruan Qyno.
Gjykata e Tiranës ka vendosur të caktojë masën e “arrestit në burg” 40 ditor për italianin.