Një mësuese në një shkollë amerikane i shpëtoi jetën nxënësit të saj i cili po mbytej pasi kishte gëlltitur aksidentalisht tapën e shishes së ujit.
Fëmija është fillimisht i ulur në vendin e tij në klasë dhe përpiqet të pijë ujë. Papritur, tapa e shishes së ujit shkëputet pasi fëmija po përpiqej ta hapte atë me dhëmbë dhe i përfundon në fyt.
Ndërsa i mituri nuk arrin dot që ta heqë atë nga rrugët e frymëmarrjes shkon me shpejtësi të kërkojë ndihmë te mësuesja.
Në mënyrë befasueses ajo bën shpejt e shpejt një manovër duke i nxjerrë tapën nga fyti nxënësit duke i shpëtuar jetën.
Ngjarja ndodhi në një shkollë East Orange, New Jersey.