Vendosni fjalën kyçe....

“Në shkollat tona shqiptarët e vllehët duhet të mësojnë gjuhën e tyre” – Deklarata e deputetes greke shkakton debate


Deklarata e politikanes greke Sofia Sakorafa për “minoritetet” javën e kaluar në Parlamentin grek ka sjellë një sërë debatesh në shtetin fqinj.

Në seancën e 8 prillit, në Parlament u fol për herë të parë për pakica kombëtare vllahe, shqiptare dhe sllavomaqedonase.

Deputetja e “Mera 25” Sofia Sakorafa tha se ka ardhur koha që minoritetet “vlleh”, “shqiptar” dhe “sllavo-maqedonas” të mësojnë gjuhën e tyre në shkollat greke.

“Ne kemi detyrimin që në procesin arsimor, në shkolla, t’u japim minoriteteve mundësinë të përjetojnë diversitetin dhe traditën e tyre gjuhësore. Një parantezë këtu: Së fundi, shteti grek ka detyrimin të kapërcejë trajtimin fobik dhe kompleks të gjuhëve dhe kulturës së veçantë të komuniteteve të tij. Solidariteti kombëtar dhe ekzistenca e kombit nuk kërcënohet as nga ata, as nga vllehët, as shqiptarët e as sllavomaqedonasit. Dhe askush nuk ka të drejtë të krenohet me historinë e shtetit grek në këtë fushë.”- shprehej ajo.

Mirëpo shumë politikanë janë shprehur kundër deklaratave të saj. Madje Federata Panhelene e Vllahëve sipas ka reaguar përmes një letre, ku shkruan se deputetja është e paditur lidhur me këtë, sikurse raporton Protothema.

“Duke e përqendruar vëmendjen tonë në referencën e deputetes për vllahishten si gjuhë e ‘minoritetit’ apo ‘Bashkësisë’ përkatëse, ne besojmë se këndvështrimi i kësaj deputeteje nuk ka bazë ligjore, historike apo kulturore dhe për rrjedhojë është krejtësisht i gabuar.

Vërejmë me keqardhje se, për fat të keq, deputetja – ndonëse është plotësisht e paditur për këtë çështje – nuk u kujdes që para se të jepte mendimin e saj, siç ka të drejtë, të ketë të paktën një informim bazë për çështje specifike delikate.

Duke iu drejtuar deputetes, zonjës Sofia Sakorafa, e sigurojmë se ne vllehët nuk jemi as ‘minoritet’ dhe as ‘komunitet’. Ne ruajmë traditat tona gojore lokale e të larmishme si një element integral, përbërës i helenizmit të arsimit, në të cilin marrim pjesë dhe kultivojmë me lakmi. Nga skicimi i idesë së kombit në vitet e fundit dhe sa herë që rrethanat e kërkonin, ne luftuam si vllehë grekë, që nga dirigjentët, pastorët dhe gratë anonime të Pindos e deri te studiuesit, tregtarët dhe bamirësit kombëtarë, si Komb grek dhe për një atdhe, Greqia.

Fshatrat tanë shkëlqejnë me kalimin e kohës nga shkollat ​​greke, në të cilat ne mësuam dhe mësojmë, si të gjithë bashkatdhetarët tanë, historinë greke, gjuhën greke dhe çdo gjë greke, pra gjithçka tonën. Prandaj ne e njohim mirë historinë dhe si vllehë grekë kemi një kuptim të plotë të realitetit historik, i cili kuptim është sigurisht më global dhe më i plotë, jo vetëm nga sensi përkatës i deputetes Sofia Sakorafa, por edhe i atyre që janë dakord me pikëpamjet e deputetit e duan, me pretekstin e ‘mënyrës europiane të jetesës’, shndërrimin tonë në ‘komunitet/minoritet’.”-thuhet në reagim.