Vendosni fjalën kyçe....

Policët ndalojnë makinën në SHBA, ‘shqyejnë sytë’ kur nuk shohin shoferin në timon (Video)


‘Cruise’ është një nga dy shërbimet (tjetra është Waymo) që vepron tani për tani në San Francisko, Kaliforni që ofrojnë një shërbim udhëtimi për automjetet që drejtohen vetë.

Filiali i ‘General Motors’ ishte i pari i këtij lloji në San Francisko dhe me këtë nënkuptohet se automjetet e tij ishin të parat që lëvizën në mënyrë autonome nëpër qytet, pa një shofer sigurie në bord.

Një rast i çuditshëm ndodhi në qytet pasi policia ndaloi një mjet të tillë që vetëdrejtohet. Fillimisht u tha se policia e ndaloi mjetin pa shofer pasi nuk kishte ndezur dritat edhe pse ishte errësuar.

Interesante është se mjeti autonom zgjodhi të lëvizte dhe të gjente një vend më të sigurt për të ndaluar, i cili ishte menjëherë pas kryqëzimit. Oficerët e policisë që u morën me situatën dukeshin paksa të hutuar pasi e ndaluan mjetin.

‘Cruise’ e pranoi situatën në Twitter, ku njoftoi se ishte në dijeni të saj dhe se policia i kishte kontaktuar përmes një numri të veçantë.

Mjeti i ndaluar më pas u tërhoq në vendin më të afërt të sigurt për ndalimin e trafiku. Automjetet autonome të ‘Cruise’ lejohen ligjërisht të lëvizin natën në San Francisko, kështu që ata ndezin dritat e tyre kur errësohet.