Vendosni fjalën kyçe....

S’i dha fjalën Bushatit, Alibeaj debaton me Felajn: Nuk e di çfarë frustrimesh ke


Deputeti i PD-së, Helidon Bushati ka bllokuar foltoren e Kuvendit për pak minuta, pasi nuk iu dha e drejta për replikë nga drejtuesja e seancës plenare Ermonela Felaj.

Ai donte të merrte fjalën pas replikës së ministres së Bujqësisë, Frida Krifca. Më pas Bushati u largua pasi Felaj i tërhoqi vëmendjen.

Minuta më vonë, kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj i doli në mbrojtje kolegut duke akuzuar nënkryetaren e Kuvendit se nuk po zbatonte neutralitetin, por po mban anë duke refuzuar që t’u jap fjalën deputetëve të opozitës.

“Sa herë ulesh ti aty, ndodhin vetëm incidente, nuk e di ca frustrimesh ke, se kur je këtu je e socialiste, kur je aty të paktën tregohu neutrale, replika jepet kur përdoren fjalë të padenja dhe të pahijshme, jo nuk i bëri, i ka shtrembëruar thelbin e diskutimit, faktet që nxori zonja, dhe kjo është e drejta parlamentare e parlamentarizmit dhe kjo është replika.”- tha Alibeaj.

Felaj iu kthye Alibeajt se eregullorja do të “lexohet ashtu si shkruhet”, e jo si e mendon ai.