Vendosni fjalën kyçe....

SPAK bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon dënimin e ish-ministrit Tahiri edhe për trafik droge


SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e dhënë ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duke kërkuar dënimin e tij për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ish-ministri u dënua me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre nga Gjykata Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar pas një procesi maratonë që nisi që në vitin 2017.

Tahiri u dënua fillimisht me 5 vite burg po përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfundimisht me 3.4 vite burg. Ai po e kryen dënimin në një burg të sigurisë normale në Fier.