Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku për raportin e DASH-it: Rama tha se është “copy-paste” i vitit të kaluar, po dhe qeveria e tij është e njëjta


Gjatë seancës së sotme parlamentare, deputetja Jorida Tabaku iu përgjigj kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratën e tij se raporti i DASH-it është “copy-paste” nga viti i kaluar.

Tabaku u shpreh se dhe qeveria është e njëjta dhe se nuk mund të pritet rezultat tjetër nga kjo.

“Ndërkohë nga ana tjetër kemi të publikuar dhe raporti i DASH për ‘Të Drejtat e Njeriut’ dhe për këtë dëgjova një deklaratë të kryeministrit që u shpreh se kjo është një copy-paste e vitit të kaluar. Pa dyshim që është diçka e tillë, pasi edhe korrupsioni është copy-paste i vitit të kaluar. Po i njëjti korrupsion, i përhapur në çdo qelizë dhe po i njëjti njeri është kryeministër.

Po të ishte larguar Rama, ata që sot bëjnë korrupsion ato figura që sot zhvillojnë korrupsionin endemik do të ishin pas hekurave do ishte ndryshe. Nëse do të ishin përpara drejtësisë ata persona që bëjnë korrupsion në çdo zyrë të qeverisë, në çdo kontratë koncesionare përfshirë edhe inceneratorët. Po, po edhe tek inceneratorët që e kam shumë përzemër që ta them sot nuk do kishim këtë raport të DASH-it, do kishim një raport tjetër. Nëse zgjedhjet nuk do ishin ndryshuar nga persona me rekorde kriminale, siç thotë DASH por edhe dizenjimi i Departamentit të Thesarit, sot nuk do kishim këtë raport të DASH.

Ky raport është copy paste sepse qeveria është copy-paste, vendimmarrësit janë copy-paste dhe korrupsioni është copy-paste. Pasi që Rama po përdor të njëjtët personazhe, të njëjtën skemë.”– tha Tabaku.