Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: Bjerini dajres sa të doni, kanabisin do ta legalizojmë


Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend u ndal tek legalizimi i kanabisit mjekësor.

Ai e konsideroi këtë një çështje të rëndësishme për ekonominë e vendit.

Duke iu drejtuar opozitës, Balla theksoi se kanabisi mjekësor do të legalizohet si dhe amnistia fiskale do të bëhet.

“Broçkullat thuaji në Foltore. Bjerini dajres sa të doni aministinë fiskale do ta bëjmë. Bjerini sa të doni kësaj pjese ne kanabisin mjekësor do ta bëjmë. Historia e krenarisë së madhe të kanabisit ka marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Ne nuk do të lejojmë më që të përsëritet. Por instrumente që sjellin të ardhura në këtë vend mirëpriten.”– tha Balla.

Ai shtoi: “Rruga për në BE sot është më afër se kurrë”.

Gjatë fjalës së tij Balla kritikoi deputetët e opozitës se po shkelnin rregulloren duke folur jashtë rendit të ditës.