Vendosni fjalën kyçe....

Balla letër Nikollës: Të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për nisjen e procesit për zgjedhjen e Presidentit


Ndërsa presidentit Ilir Meta i skadon mandati më 24 korrik, Partia Socialiste ka nisur punën për përzgjedhjen e presidentit të ri.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kërkuar përmes një letre kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolli që të mbledhë Konferencën e Kryetarëve.

“Ju parashtroj kërkesën që Kuvendi i Shqipërisë të fillojë procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, më datën 29 Prill 2022.

Për këtë qëllim, bazuar në nenin 12, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ju propozoj thirrjen e Konferencës së Kryetarëve më datë 29 Prill 2022, me këtë rend dite:
I.Fillimi i procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
II.Përcaktimi i datës së raundit të parë të votimit për Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, referuar përsëri nenit 87 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, propozoj që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës të kryhet në një seancë plenare të posaçme, e cila të mbahet më datën 4 maj 2022.”– thuhet në letrën e  Ballës.

Procedura përcakton se një grup prej tre deputetësh, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri si dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, do të jenë ata që do të bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve të sjellë nga deputetët.