Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama i kërkoi SPAK-ut të më fusë në burg e të çojë opozitën në djall


Në Konferencën e sotme për mediet, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS-së i dha mesazh SPAK-ut se donte patjetër burgosjen e tij dhe dërgimin e opozitës në djall.

“Nëse në shpellat e Mafies diku në fund të mbledhjes siç thonë romanet merren vendimet për eliminimin e kundërshtarëve dhe caktohen kumbarët që u besohet kjo detyrë, kësaj here kreu i organizatës kriminale, ngarkoi me detyrë ‘Skapin’ e partisë, u tha se unë e dua patjetër në burg Sali Berishën dhe në djall opozitën.”– u shpreh Berisha.