Presidenti Joe Biden i tha një auditori në Karolinën e Veriut të enjten se ai kishte qenë ‘profesor më kohë të plotë’ për katër vjet në Universitetin e Pensilvanisë, një pretendim që duket të jetë në kontrast me provat.
Biden e bëri deklaratën gjatë një fjalimi në ‘Universitetin Shtetëror A&T’ në Greensboro, i cili u fokusua në axhendën e tij ‘Ndërtoni përsëri më mirë’.
“Për katër vjet kam qenë profesor i rregullt në Universitetin e Pensilvanisë.” – tha Biden.
Një ballafaqim i fakteve tregon se Biden u emërua ‘Profesori i Praktikës Presidenciale Benjamin Franklin’ në vitin 2017. Pozicioni ishte një rol udhëheqës në ‘Qendrën Penn Biden për Diplomaci dhe Angazhim Global’ në Uashington DC.
“Ne jemi të emocionuar që kemi zv.Presidentin Biden këtu në Annenberg.” – tha Dekani i Annenberg, Delli Carpini, në një deklaratë në vitin 2017, sipas ‘The Daily Pennsylvanian’.
“Edhe pse ai nuk është planifikuar të japë një kurs zyrtar, ne jemi të sigurt se do të ketë mundësi që studentët tanë të përfitojnë nga prania e tij në Penn.” – shtoi ai.
“Ai nuk do të japë leksione.” – tha gjithashtu zëdhënësja e Biden, Kate Bedingfield për gazetën.
Një artikull i mëvonshëm i botimit me titull “Askush nuk është vërtet i sigurt se çfarë do të bëjë Joe Biden në Penn” zbuloi se ishte e paqartë se cili do të ishte roli i Bidenit.
Biden mbajti rolin e nderit nga shkurti 2017 deri në prill 2019 për pak më shumë se dy vjet.
Duket se Biden nuk dha asnjë leksion të vetëm në vazhdim gjatë kësaj kohe. Megjithatë, ai bëri të paktën nëntë paraqitje në emër të universitetit, sipas ‘Daily Pennsylvanian’.
Një raport hetimor nga ‘Philadelphia Inquirer’ zbuloi se Biden u pagua 371,159 dollarë në 2017 dhe 540,484 dollarë në 2018 dhe 2019.
Pavarësisht pretendimit të ekzagjeruar, nuk është hera e parë që presidenti pretendon rolin e tij si profesor.
Gjatë një videomesazhi në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në shkurt, Biden tha: “Dy vjet më parë, siç theksuat ju, kur fola për herë të fundit në Mynih, isha një qytetar privat. Unë kam qenë profesor, jo zyrtar i zgjedhur.”
Në shkurt 2020, Biden tha gjithashtu se pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë si zëvendëspresident, ai ‘u bë mësues, u bë profesor’.
‘Universiteti Widener’ ka vënë në dukje gjithashtu se Biden ishte një profesor ndihmës i studentëve të shkollës së drejtësisë për 17 vjet deri në vitin 2018.
Biden ka krijuar një listë në rritje të gënjeshtrave gjatë kohës së tij në detyrë. ‘Daily Wire’ raportoi së fundmi për pesë prej tyre, duke përfshirë pretendimin e presidentit se ai u arrestua për protesta për të drejtat civile.
I përmendur në shumë raste, Biden më së fundi e bëri vërejtjen gjatë një fjalimi në Georgia teksa trajtonte të drejtat e votës.
“Unë nuk kam ecur në gjurmët e brezave të studentëve që kanë ecur në këto terrene.” tha ai.
“Por unë eca në terrene të tjera. Për shkak se jam shumë i moshuar, isha gjithashtu atje.”
Shakaja shkaktoi të qeshura nga audienca e tij, me Biden që shtoi: “Ti mendon se po bëj shaka mor burrë. Më duket sikur dje ishte hera e parë që u arrestova.”
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Daily Wire