Vendosni fjalën kyçe....

Breshëri plumbash në drejtim të mobilierisë në Nikël


Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të një mobilerie në Nikël të Krujës. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në biznesin e shtetasit Myslym Karaj.

Ka qenë ky i fundit që ka njoftuar Policinë në mëngjes, se në fasadën e mobilerisë së tij ka konstatuar shenjat e armëve. Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar.

 “Më datë 15.04.2022, rreth orës 08:20, shtetasi M. K. ka njoftuar sallën operative se në fasadën e objektit (mobilierisë) në pronësi të tij, ka konstatuar disa shenja, që dyshohen se janë shkaktuar nga armë zjarri gjatë natës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.”- thuhet në njoftimin e Policisë.