Vendosni fjalën kyçe....

E vërteta e incidentit të Ramës në Berlin dhe raportimi i cunguar i “Der Spiegel”


Në foto: Edi Rama, Mark Zuckeberg dhe CEO i Lufthansa-s Carsten Spohr

Artikulli i sotëm i gazetës gjermane “Der Spiegel” për incidentin e kryeministrit Edi Rama në bordin e një avioni për në Frankfurt ka bërë shumë zhurmë në Tiranë.

Mirëpo lidhur me këtë incident, autoritetet gjermane i kanë kërkuar ndjesë kryeministrit Rama. Gjë të cilën media gjermane nuk e ka raportuar duke dhënë vetëm një informacion të cunguar.

Burime të Hashtag.al pranë rretheve diplomatike kanë bërë me dije se autoritetet gjermane i kërkuan zyrtarisht falje kryeministrit Rama për incidentin në fjalë. 

Çfarë shkruan “Der Spiegel”

 “Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa gjatë valës së katërt të koronavirusit.”– e nis artikullin e saj gazeta gjermane Spiegel.de”.

Kjo pasi kreu i qeverisë shqiptare refuzoi “aq ashpër” mbajtjen e maskës mbrojtëse në fytyrë,”saqë ekuipazhi i kabinës duhej të thërriste kapitenin për ndihmë”. Më pas sipas gazetës, Rama u shoqërua nga policia federale.

“Der Spiegel” vazhdon duke thënë se Rama vetëm me ndërhyrjen e një punonjësi të Ministrisë së Jashtme “të thirrur me ngut”, pranoi të zbatonte rregullat si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e Lufthansa.

Reagimi i Endri Fugës – Ndjesa nga Lufthansa

Këshilltari Endri Fuga reagoi lidhur me raportimin në median gjermane duke thënë se lajmi është i vjetër, dhe se incidenti nuk kishte qenë për mosmbajtjen e maskës nga ana e Ramës. Po ashtu ai ka publikuar një email nga kompania gjermane e fluturimeve e cila i kërkon ndjesë kryeministrit.

 “Lajm i vjetër, për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve të ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua që atë ditë.”– shkruan Fuga ndërsa publikon edhe letrën e ndjesës./Hashtag.al