Vendosni fjalën kyçe....

Endri Fuga për incidentin e Ramës në avion: Lajm i vjetër, ja letra ku kompania e fluturimeve kërkoi ndjesë


Këshilltari Endri Fuga, ka reaguar lidhur me raportimet në mediet gjermane lidhur me “skandalin” e shkaktuar nga shefi i tij, kryeministri Edi Rama në bordin e avionit në Gjermani.

Në një postim në “Twitter”, Fuga shkruan se lajmi është i vjetër dhe se anëtarët e ekuipazhit kishin qenë ata që janë treguar të pasjellshëm.

“Lajm i vjetër, për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve të ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua që atë ditë.”- shkruan Fuga ndërsa publikon edhe një letër ku kompania e fluturimeve i kërkon ndjesë kryeministrit.

 

Ky reagim vjen pas një artikulli në mediet gjermane për një incident mes kryeministrit Edi Rama dhe policisë gjermane gjatë vizitës së fundit në Frankfurt.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa gjatë valës së katërt të koronavirusit.”– e nis artikullin e saj gazeta gjermane “Spiegel.de.

Kjo pasi kreu i qeverisë shqiptare refuzoi “aq ashpër” mbajtjen e maskës mbrojtëse në fytyrë.