Vendosni fjalën kyçe....

Ish-deputeti i Kosovës Gani Geci takon Berishën: Folëm për politikanët në Kosovë që tentuan të ndajnë vendin


Ish-deputeti i parlamentit të Kosovës, Gani Geci, ka takuar sot ish-kryeministrin Berisha në zyrën e këtij të fundit.

Geci shkruan se me ish-kreun e PD-së ka diskutuar për politikën ruso-serbe në Ballkan e për politikanët në Kosovë ë tentuan të ndajnë Kosovën.

“Të dashur miq, sot së bashku me Sabi Kaçanollin ishim në një takim shumë miqësor me liderin historik të së djathtës në Shqipëri, ish presidentin, ish kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z.Sali Berisha. Biseduam për Kosovën, për Shqipërinë për politikën ruso-serbe në Ballkan, për njerëzit e politikës në Kosovë të cilët tentuan ta ndajnë Republikën e Kosovës, biseduam edhe për sfidat e PD-së në Shqipëri edhe për LDK-në në Kosovë gjithashtu dhe për shumë çështje me prioritet në përgjithësi. E përgëzova doktorin, për shëndetin dhe energjinë e pa shterrshme që e ka dhunti nga Zoti dhe ne fund e falënderova për pritjen!” – shkruan Geci në Facebook.