Ambasadorja amerikane Kim ka shkruar se ndërsa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët kanë shtuar përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë vetingun.
Sipas diplomates ata që janë përfshirë në kërcënime, frikësime, shpifje e nxitje korruptive duhet të ndalojnë.
Po kështu Kim thekson se presidenti amerikan Biden e ka bërë të qartë se korrupsioni është interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA-së.
“Teksa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë vettingun. Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni. Presidenti Biden e bëri të qartë në Studimin e Sigurisë Kombëtare në Memorandumin e 3 qershorit 2021 që lufta kundër korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të
Shteteve të Bashkuara. SHBA do vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në.” – shkruan Kim.
Paralajmërimi i Kim vjen teksa prej disa muajsh një sërë portalesh anonime kanë sulmuar anëtarë të KPK-së, KPA-së e OMN-së. Duhet theksuar se këto sulme të pista relativizojnë gjetjet profesionale në media mbi problemet që mund të ketë procesi i vetingut.