Vendosni fjalën kyçe....

“Lëvizja ukrainase irrituese, do kishtë qenë mirë që Ukraina ta priste presidentin gjerman”  – Berlini


Gjermania po bën mjaft për të mbështetur Ukrainën, i tha kancelari Olaf Scholz radios së vendit RBB të mërkurën. Kreu i qeverisë ka thënë gjithashtu se nuk ka në plan të udhëtojë në Kiev pasi autoritetet ukrainase kundërshtuan një vizitë të presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Kancelari tha se kishte qenë në Kiev jo shumë kohë përpara fillimit të konfliktit ushtarak, duke shtuar se ai është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përmes telefonit.

“Zor se ka ndonjë kryetar shteti apo qeverie që ka kontakte kaq të shpeshta me mua.” – tha ai për RBB.

Scholz e quajti vendimin e Kievit për të mos pritur presidentin gjerman ‘irritues’, duke shtuar se Steinmeier do të kishte vizituar me kënaqësi kryeqytetin ukrainas dhe do të kishte qenë mirë që Ukraina ta priste atë.

Presidenti gjerman ishte gati të vizitonte Kievin me homologët e tij nga Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania të mërkurën. Të martën, ai zbuloi se ‘me sa duket nuk ishte i kërkuar’ në kryeqytetin ukrainas.

Një ndihmës i Zelenskyt tha më pas se Kievi do të mirëpresë vetëm zyrtarë të huaj që vijnë me propozime ‘të qarta’, duke shtuar se Gjermania mund t’i kishte ofruar Kievit armatime të rënda ose garanci në lidhje me pranimin e Ukrainës në BE, ndër të tjera.

Scholz pohoi të mërkurën se Berlini po bën mjaft për të ndihmuar Kievin.

“Jam i sigurt se Ukraina e di saktësisht se kush i ka dhënë asaj ndihmën më të madhe financiare në vitet e fundit.” – tha ai për RBB, duke shtuar se ‘Gjermania e ka bërë këtë për shumë vite’.

Kancelari tha gjithashtu se kombi i tij ka furnizuar Kievin me ‘armë mbrojtëse në një shkallë të gjerë’ dhe kjo ndihmë tashmë është dëshmuar e paçmueshme për përpjekjet ushtarake ukrainase.

Ai i ka mundësuar Ukrainës të ndalojë atë që kancelari e quajti ‘pushtim rus’ dhe shtoi se ‘përpjekja për të pushtuar Ukrainën në një periudhë të shkurtër kohe ishte e pasuksesshme’. Scholz i referohej operacionit të vazhdueshëm ushtarak rus në vend.

Megjithatë Moska kurrë nuk deklaroi publikisht se po kërkonte të pushtonte Ukrainën. Në vend të kësaj, ajo ka identifikuar vazhdimisht qëllimin e aksionit ushtarak si mbështetjen dhe mbrojtjen e dy republikave të Donbasit, të cilat i kishte njohur më parë.

“Përpjekjet ushtarake të Ukrainës nuk do të ishin të mundshme pa atë që kemi bërë dhe atë që kanë bërë aleatët tanë dhe atë që ne po bëjmë dhe do të bëjmë.” – tha Scholz.