Kryeministri Edi Rama është bërë e një “skandali” siç e quajnë mediet gjermane një incident mes tij dhe policisë gjatë vizitës së fundit në Gjermani.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa gjatë valës së katërt të koronavirusit.”– e nis artikullin e saj gazeta gjermane “Spiegel.de”.
Kjo pasi kreu i qeverisë shqiptare refuzoi “aq ashpër” mbajtjen e maskës mbrojtëse në fytyrë, ”saqë ekuipazhi i kabinës duhej të thërriste kapitenin për ndihmë”.
Megjithatë, duke qenë se as ai nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për detyrimin e përgjithshëm për të mbajtur një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maske pëlhure, Rama sipas gazetës u shoqërua nga policia federale.
Gazeta vazhdon të shkruajë se vetëm me ndërhyrjen e një punonjësi të Ministrisë së Jashtme të thirrur me ngut, Rama më në fund pranoi të zbatonte rregulloret e parashikuara, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e Lufthansa.
“Shefi i Lufthansa-s, Carsten Spohr, së fundmi e përmendi incidentin në një intervistë në Spiegel. Edhe pse shefi i linjës ajrore nuk e përmendi emrin e Ramës, ai theksoi se nuk kishte asnjë trajtim preferencial kur bëhej fjalë për detyrimin për të mbajtur maskë – as për një kryetar qeverie.”- përfundon artikulli.