Grupi britanik i mallrave të konsumit ‘Reckitt Benckiser’ tha në mesjavë se ka filluar procesin që synon transferimin e pronësisë së biznesit të tij rus, i cili mund të përfshijë një transferim tek një palë e tretë ose tek punonjësit e tyre vendas.
Më herët, u raportua se prodhuesi i prezervativëve ‘Durex’ dhe ‘Contex’ po mbyllte operacionet e tij në Rusi.
“Ne do të punojmë ngushtë me kolegët tanë në Rusi për hollësitë e mundësive të ndryshme në dispozicion për të siguruar një proces të rregullt. Ne do të bëjmë maksimumin për të siguruar punësimin e vazhdueshëm të këtyre kolegëve në çdo strukturë të re dhe angazhohemi të paguajmë pagat dhe përfitimet e tyre mujore deri në fund të vitit 2022.” – tha kompania në faqen e saj të internetit.
‘Reckitt’, e cila prodhon prezervativët ‘Durex’ dhe tabletat ‘Strepsils’, ka theksuar më parë një ‘detyrim kujdesi’ ndaj stafit të saj prej 1,300 pesonash në Rusi.
Kompania ndaloi reklamat në vend dhe ngriu investimet kapitale, por ka kundërshtuar të tërhiqet plotësisht mes presionit në rritje.