Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në Serbi: Rusia duhet ta fitojë luftën, vetëm ajo na garanton që e mbajmë Kosovën


Një protestë në mbështetje të presidentit Putin dhe kundër votës së Serbisë për përjashtimin e Rusisë ngë Këshilli i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut është mbajtur në qendër të Beogradit pasditen e sotme.

Protesta u organizua nga lëvizja ‘Patrulla Popullore’, themelusei i së cilës Damjan Knezheviq, tha ndër të tjera se ‘Rusia duhet ta fitojë luftën në Ukrainës sepse vetëm ajo na garanton që Kosova do mbetet në Serbi’, shkruan Koha.

“Rusët dhe Serbët janë vëllezër gjithmonë.” – thërrisnin protestuesit me flamujt serbë dhe rusë. Ndërkaq ata shfaqën edhe pankarta për Kosovën.

“Kush e tradhton Kosovën, e tradhton edhe Rusinë.” – shkruhej në disa prej tyre.

Protestuesit mbërritën para presidencës ku hodhën tymuese e gaz lotsjellës.

Kërkesa kryesore e tyre ishte që qeveria e Serbisë të ndalonte menjëherë të gjitha procedurat kundër Rusisë.

Serbia, bashkë me Bjellorusinë, janë të vetmet vende në Evropë që s’kanë vënë sanksione ndaj Rusisë, pasi nisi pushtimin e Ukrainës. Ndërkaq Serbia ka votuar pro që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut.