Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet me granata policia kosovare në pikën kufitare në Veri


Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës është sulmuar në veri të vendit.

Sot rreth orës 7:40 ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës, e cila ka qenë duke shkuar për të nisur ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm, tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK-47, si një akt terrorist, është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.”- ka thënë Sveçla në një konferencë të jashtëzakonshme, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Ministri Sveçla theksoi se ky është sulmi i katërt që ndodh brenda tre ditëve.

“Grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë. Sulmi parë ka ndodh, apo tentim sulmi duke vendos iriqa metalik në rrugën nacionale, në kohë përafërsisht të njëjtë me sulmin e sotëm, që të pamundësojnë punën e Policisë së Kosovës. Sulmi i dytë ka ndodh me gurë. Sulmi i tretë ka ndodh mbramë, ku është gjuajtur me armë zjarri dhe sot siç thash edhe më herët drejtpërdrejt janë godit dy veturat që transportonin zyrtarët policorë.”– ka deklaruar Sveçla.