Vendosni fjalën kyçe....

Thirrjet e Ramës dhe Bashës që SPAK të hetojë Berishën, Ilir Meta: Kush ka fakte t’i çojë në institucione, jo të japë udhëzime për drejtësi me regji


Në një Konferencë për mediet, Presidenti Ilir Meta ka komentuar thirrjet e Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama se SPAK duhet të hetojë Sali Berishën pas shpalljes “non grata” nga SHBA.

Meta tha se çdo politikan ka të drejtë sikurse ai, që të dorëzojë prova në organet e drejtësisë që faktojnë vepra penale, mirëpo nuk mund t’u japë udhëzime këtyre institucioneve nga kongresi i partisë për të dhënë drejtësi me regji.

“Nuk kam dëshirë të merrem me çështje të cilat unë i konsideroj banale dhe që tregojnë një raport shumë të vjetër mes politikës dhe drejtësisë, aq më tepër kur vijnë nga ajo lloj politike që do sillte drejtësinë ere. Çdo politikan, kur ka fakte, akte e vepra konkrete të shpërdorimit ët detyrës, të krimit, i çon te institucionet e drejtësisë. Përpjekja për t’i dhënë udhëzime nga Kongresi i partisë institucioneve të drejtësisë se deri ku e kanë kufirin për të hetuar dhe si duhet të bëjnë drejtësi me regji, janë përpjekje për të shmangur përgjegjësinë nga kapja e shtetit nga një korrupsion kaq të rëndë. Është detyra e institucioneve të drejtësisë të tregojnë integritetin dhe besueshmërinë e tyre.“- iu përgjigj Meta interesimit të gazetarëve.