Mundësia që Turqia t’i bashkohet sanksioneve antiruse është ‘jo e vërtetë’, tha shefi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, në një intervistë me kanalin lokal të lajmeve NTV të enjten. Megjithatë, ai vuri në dukje se Ankaraja do të detyrohet të ndjekë sanksionet nëse ato miratohen nga Kombet e Bashkuara.
“Turqia respekton ligjin ndërkombëtar, ne do të vazhdojmë të ndjekim një politikë të jashtme të ekuilibruar. Por nëse OKB-ja miraton sanksione kundër Rusisë, Turqia do të detyrohet t’i ndjekë ato.” – tha Çavusoglu.
“Por për sa i përket bashkimit me sanksionet e vendosura nga vende të veçanta, mendoj se këto vende e kuptojnë vetë se, duke pasur parasysh pozicionin ndërmjetësues të Turqisë, është jo e vërteë.” – shtoi ai.
Ai vazhdoi duke thënë se partnerët perëndimorë të Turqisë shpesh vënë në pikëpyetje pozicionin e Ankarasë, duke deklaruar se ‘ata shpesh pyesin nëse do e mbyllim hapësirën tonë ajrore për Rusinë’. “Ju duhet të kuptoni se Turqia mban një pozicion ndërmjetës dhe është e përfshirë për stabilizimin e gjendjes.” – theksoi shefi i diplomacisë turke.
Që kur Rusia nisi sulmin e saj në Ukrainë më 24 shkurt, Turqia është përpjekur t’i përmbahet një pozicioni asnjansës, duke kërkuar dialog paqësor midis Moskës dhe Kievit dhe duke ofruar të veprojë si ndërmjetës nëb bisedat midis dy palëve.
Erdogan ka paralajmëruar kundër izolimit të Rusisë dhe ka kundërshtuar të vendosë sanksione ekonomike, ndryshe nga anëtarët e tjerë të bllokut të NATO-s, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së hapur të kanaleve diplomatike me Moskën dhe Kievin.
Turqia gjithashtu ka kundërshtuar zyrtarisht të furnizojë Ukrainën me armë, duke përfshirë sistemet e saj raketore anti-ajrore S-400 të prodhimit rus, megjithatë disa kompani private turke të armëve kanë vazhduar të mbështesin Kievin në këtë konflikt, përkatësisht Baykar Defense – prodhuesi i dronit Bayraktar TB2, të cilët kanë rezultuar të jenë shumë efektivë në zonat luftarake në mbarë botën.