Vendosni fjalën kyçe....

U godit nga vinçi, humb jetën punonjësi 19-vjeçar në portin e Durrësit


Një aksident i rëndë në punë është shënuar pasditen e sotme në portin e Durrësit.

Policia thotë se punonjës i terminalit është aksidentuar ndërsa punonte në ngarkim-shkarkim. Sipas televizionit “News 24”, 19-vjeçari është goditur aksidentalisht nga një vinç.

Edhe pse është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit, ai fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Rreth orës 14:30, në sheshin e kontenierëve në Portin e Durrësit, është aksidentuar në punë shtetasi R. G., 19 vjeç, punëtor ngarkim-shkarkimi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.”- bën me dije Policia.

Policia dhe grupi hetimit kanë mbërritur në vendin për të hetuar e zbardhur rrethanat e ngjarjes.