Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, lavdëroi ukrainasit që i kanë mbijetuar deri më tani 50 ditë luftës me Rusinë.
“Por ata nuk e dinin se sa të guximshëm janë ukrainasit, sa e vlerësojmë lirinë dhe mundësinë për të jetuar ashtu siç duam.”- tha Zelensky në fjalimin e tij të enjten vonë.
Presidenti i Ukrainës përshëndeti edhe qytetarët që luftojnë për vendin. “50 ditët e mbrojtjes sonë janë një arritje. Arritje e miliona ukrainasve.”– tha ai sipas BBC.
Në referencën e tij të vetme për fundosjen e luftanijes ruse Moskva, Zelensky foli për “ata që treguan se luftanijet ruse mund të lundrojnë larg, edhe nëse është në fund të detit”. Presidenti po renditte mënyrat në të cilat ukrainasit kishin luftuar kundër trupave ruse.
Mediat shtetërore ruse raportuan sot se anija u fundos pas një zjarri.
Forcat e armatosura të Ukrainës thonë se kanë zmbrapsur përpjekjet ruse për të kapur Popasna dhe Rubizhne në lindje, ku trupat pushtuese kanë zhvendosur fokusin në ditët e fundit.