Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Berisha duhet të vetësakrifikohet përderisa është “non grata”


Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të PD-së, Enkelejd Alibeaj në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” tha se Berisha duhet të vetësakrifikohet.

Alibeaj deklaroi se caktimi si “non grata” prek të ardhmen e demokratëve dhe se Berisha duhej që të bënte të njëjtin veprim si Lulzim Basha.

Berisha është futur aty në bazë të një vendimi që nuk ka marrë formë të prerë, nuk është i ekzekutueshëm. Ai vendim nuk i jep të drejtë të zaptojë PD-në. Do të duhet që gjithsecili prej nesh të ndalet pak dhe të shohë se çfarë po ndodh me demokratët, pasi ata janë PD e vërtetë. Do të duhet secili prej nesh të shohë se ç’po bën për ata. Për sa kohë ka një dizenjim “non grata” që prek të ardhmen politike dhe demokratëve, do të duhet të vetë-sakrifikohet. Do të duhet të bënte të njëjtin veprim si Lulzim Basha. Ai u dorëhoq me idenë për të kapërcyer këtë moment të PD-së. Kjo do duhet të jetë marrëdhënia e tij me demokratët”, tha Alibeaj.