Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Shijak. Persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar me breshëri arme nga një mjeti tip “Golf” në lëvizje drejt kamionçinës me të cilën po udhëtonte djali i një oficeri të policisë, Orlando Petkola.
Ky i fundit fatmirësisht ka arritur që të shpëtojë.
Pas armëve, drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike.
“Në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10, nga një automjet tip ‘Golf’, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ‘Kamionçinë’, që drejtohej nga shtetasi O. P.
Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar.
Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtoim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.”- thuhet në njoftimin e Policisë.