Vendosni fjalën kyçe....

Goditet në kokë nga kundërshtari, portieri i Pogradecit bie pa ndjenja në fushë


Një tragjedi është shmangur në fushën e lojës në Kategorinë e Parë në Shqipëri.

Në sfidën mes Pogradecit dhe Shkumbinit, portieri 19 vjeçar i “liqenorëve”, Erdis Alliu ka marrë një goditje në kokë nga një lojtar kundërshtar, që e ka bërë të shtrihet pa ndjenja në fushë

Ndërhyrja në kohë e stafit mjekësor ka bërë që të shmanget ndonjë tragjedi e mundshme.

Lojtari më pas është larguar me ambulancë nga fusha e blertë për tu mbajtur në kontroll mjekësor.