Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Zvicra drejt vendit tonë.
Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Avni Buci, i cili ishte i shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, të kryer në mënyrë të përsëritur.
Në qershor të 2017-ës, Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar atë me 6 vjet burgim.
Buci akuzohet se gjatë periudhës 2008-2011, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash dhe automjete, duke mashtruar persona të ndryshëm fizikë dhe juridikë.
NJOFTIMI I POLICISË
Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ekstradohet nga Zvicra drejt vendit tonë, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, të kryer në mënyrë të përsëritur.
Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët zviceranë, u bë ekstradimi nga Zvicra drejt vendit tonë, i shtetasit:
Avni Buci, 48 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të datës 21.06.2017, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar ketë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer më shumë se një herë dhe “Mashtrimi me kredi”.
Shtetasi Avni Buci, gjatë periudhës 2008-2011, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash dhe automjete, duke mashtruar persona të ndryshëm fizikë dhe juridikë.