Vendosni fjalën kyçe....

Ironia e Bardhit: Kush kërkon bashkimin e PD-së është ‘vegël’ e Ramës, kush e përçan po ‘lufton’ regjimin



Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së anëtarit të grupit të Rithemelimit, Flamur Noka i cili kundërshtoi Platformën e Enkelejd Alibeajt për bashkim.

Gjatë deklaratës së tij, Noka i akuzoi Alibeajn dhe Lulzim Bashën si vegël të kryeministrit Edi Rama.

“Interesant shumë edhe ky qëndrim: Kush kërkon bashkimin e demokratëve është ‘vegël’ e ER; ndërsa kush po përçanë partinë, po zvogëlon partinë dhe po ecën në rrugën e njëanshmërisë, pa asnjë reflektim, po e ‘tmerron’ dhe ‘lufton’ fuqishëm ER.”- ironizon Bardhi.

Më herët Noka në një deklaratë nga selia blu, është shprehur kategorikisht kundër ndalimit të procesit zgjedhor që ka nisur në bazë, një kërkesë kjo e shtruar në platformën e prezantuar nga Alibeaj. Sipas Nokës, zgjedhjet nuk do të ndalen.

Më pas ai shtonte: “Bashkimi vjen përmes votës së lirë. Deri më sot ajo ka qenë e vonuara e madhe. Nuk kemi më kohë për të humbur! Kush dëshiron të lidhë fatin e tij me veglat e Edi Ramës është i lirë ta bëjë, por koha e pengmarrjes së opozitës ka marrë fund!”