Juventusi ka shëptuar nga humbja në Seria A përballë Bolonjës.
“Zonja e Vjetër” arriti të barazonte rezultatin vetëm në minutën e 94.
Bolonja shënoi golin e saj që në minutën e 52 me Arnautovic.
Në minutën e 84’ Soumaro dhe Taider u ndëshkuan me karton të kuq duke e lënë skuadrën me 9 lojtarë.
Bardh e zinjtë arritën vetëm 10 minuta më vonë të shënojnë me Vlahoviç duke marrë vetëm 1 pikë.
Juventusi mbetet në vendin e katërt me 63 pikë ndërsa Bolonja në vendin e 13 me 38 pikë.