Komisioni i Rithemelimit vijon me zgjedhjet e kryetarëve të degëve në rrethe.
Procesi i votimit të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit ka përfunduar në degën e Skraparit.
Pas numërimit të fletëve të votimit, fitues u shpall Hajredin Bakiasi me 69% të votave.
Procesi i numërimit të votave në degët nr 16 në Tiranë dhe dega në Paskuqan.
Në degën nr.16, sipas Komisionit të Rithemelimit, fitues është shpallur Eduard Rexha me 69.7% të votave.
Ndërsa në degën e Paskuqanit, fitues është shpallur Anton Pjetërnikaj i cili ka siguruar 86% të votave.
Në degën nr.10 në Tiranë është shpallur fitues me 65% te votave, Andi Beliu.