Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku Vitali Klitschko: Një person ka humbur jetën nga sulmet e sotme në Kiev


Një person është vrarë dhe disa janë plagosur në sulmet me raketa që goditën Kievin më herët ditën e sotme. Të paktën kështu ka thënë kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.

Siç shkruan BBC, Klitschko tha se mjekët po luftonin për jetën e atyre që ishin plagosur.

Ai shtoi se gjeneralët rusë kishin kërcënuar më parë për sulme me raketa në kryeqytet dhe kjo ishte pikërisht ajo që po ndodhte.

Mbrojtja ajrore po përpiqej të mbronte njerëzit, shtoi Klitchko në një postim në Telegram, “por armiku është i pamëshirshëm”.

Mbrëmja e djeshme ishte nata e dytë radhazi që rajoni i Kievit është vënë në shënjestër, pas dy javësh qetësi relative në zonë.

Kjo vjen pasi Rusia të premten kërcënoi me më shumë sulme ndaj objektivave strategjikë në Kiev nëse Ukraina do të vazhdonte të bombardonte fshatrat ruse përgjatë kufirit.