Vendosni fjalën kyçe....

Pas 6 muajsh, tre astronautët kinezë kthehen nga stacioni hapësinor


 

Tre astronautë kinezë janë kthyer në shtëpi pas një qëndrimi disa mujor në stacionin hapësinor Tiangong, ku kryen një sërë eksperimentesh dhe projektesh ndërtimi në modulet orbitale gjatë misionit të tyre.

Mediet lokale raportuan se astronautët u ulën në rajonin e Mongolisë së Brendshme të Kinës të shtunën në mëngjes, pas një udhëtimi nëntë orësh, gjatë të cilit anija e tyre kozmike Shenzhou arriti shpejtësi deri në 200 metra në sekondë ndërsa po zbriste drejt Tokës.

Punonjësit mjekësorë në vendin e uljes raportuan se tre anëtarët e ekuipazhit ishin “në gjendje të mirë”, raportoi China Daily.


Astronautët Zhai Zhigang, Wang Yaping dhe Ye Guangfu u nisën për në stacionin hapësinor tetorin e kaluar dhe kaluan rreth gjysmë viti në orbitë, duke instaluar pjesë të krahut të jashtëm mekanik të Tiangong dhe duke kryer teste dhe eksperimente në atë kohë. Wang gjithashtu bëri histori në nëntor, kur ajo u bë gruaja e parë kineze që kreu një shëtitje në hapësirë, duke u bërë tashmë edhe gruaja e parë që shërben në këtë stacion.

Hulumtuesit në Agjencinë Hapësinore të Kinës do të shqyrtojnë të dhënat e mbledhura nga misioni, si dhe performancën e “teknologjive kryesore” të përdorura.