Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese në provincën lindore bregdetare të Afrikës së Jugut të KwaZulu-Natal është rritur në 341, njoftoi një zyrtar i lartë të enjten vonë.
“Një numër i përgjithshëm prej 40,723 personash janë prekur dhe fatkeqësisht janë regjistruar 341 vdekje.” – tha kryeministri i KwaZulu-Natal Sihle Zikalala në një konferencë për media.
Zikalala tha se janë ende duke llogaritur numrin e personave të zhdukur, por deri më tani janë regjistruar 55 të lënduar.
Kryeministri tha se 248 shkolla janë dëmtuar si dhe disa impiante uji, duke çuar në mungesë të ujit të pijshëm.
“Niveli i shkatërrimit të jetës njerëzore, infrastrukturës dhe rrjetit të ofrimit të shërbimeve në provincë është i paprecedentë.” – tha Zikalala.
Shirat jashtëzakonisht të dendur filluan disa ditë më parë në pjesë të KwaZulu-Natal, duke çuar në përmbytje masive që kanë shkaktuar kërdi në destinacionin më të njohur të pushimeve të vendit përpara festave të Pashkëve.
Zyrtarët thonë se kjo është fatkeqësia më e keqe natyrore e vendit në mbi 30 vjet.