Vendosni fjalën kyçe....

Rithemelimi refuzoi propozimin e tij, Alibeaj: Ju ndiqni verbazi udhëzimet e idhujve



Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur Grupit të Rithemelimit pasi refuzuan platformën e tij për bashkimin e PD-së.

Në një postim në “Facebook”, Alibeaj thotë se ky refuzim ishte i paralajmëruar dhe se është dëshmi e qartë se kujt i interesojnë vërtetë demokratët dhe se kush i ndjek me verbëri udhëzimet e idhujve.

“Refuzimi i paralajmëruar i kërkesës së shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar për bashkim, vijimi me agjendën e parapërcaktuar si dhe mungesa e një reflektimi për situatën ku ndodhet sot PD është dëshmi e qartë e faktit se kujt grupim i interesojnë demokratët dhe kush priret të ndjekë verbazi udhëzimet e idhujve.

32 deputetë të grupit parlamentar të PD janë jo vetëm vota por dhe zëri i demokratëve që sot më shumë se kurrë duan të ndalet procesi i përçarjes dhe të nisë bashkimi i vërtetë. Jo me fjalë por me vepra konkrete, në çdo qelizë të partisë dhe jo vetëm në zyrat e selisë qendrore.

Deputetët e PD duhet t’i shërbejnë vetëm interesit të demokratëve dhe interesi i tyre është bashkimi dhe forcimi i PD. Koha për të ndalur rrugën e përçarjes që i shërben vetëm Edi Ramës është tani. Koha për të treguar maturi dhe përgjegjshmëri është tani.”– shkruan Alibeaj.

Emrat e deputetëve që e mbështesin platformën e Alibeajt për bashkim:

  1. AGRON GJEKMARKAJ 
    2. ALFRED RUSHAJ
    3. ANDIA ULLIRI
    4. ARBI AGALLIU 
    5. BLEDJON NALLBATI 
    6. DASHNOR SULA 
    7. DHURATA TYLI (ÇUPI)
    8. EMILJA KOLIQI
    9. ENKELEJD ALIBEAJ
    10. ERALDA BANO (TASE)
    11. FATJON VEIZAJ
    12. FERDINANT XHAFERRAJ
    13. FLAMUR HOXHA 
    14. FLUTURA AÇKA 
    15. GAZMENT BARDHI 
    16. GRETA BARDELI
    17. HELIDON BUSHATI
    18. ILDA DHORI 
    19. JORIDA TABAKU 
    20. KASTRIOT PIROLI
    21. KRESHNIK ÇOLLAKU 
    22. LEFTER GËSHTENJA 
    23. LINDITA METALIAJ 
    24. LULZIM BASHA
    25. MERITA BAKIU
    26. ORJOLA PAMPURI 
    27. RAMADAN LIKAJ
    28. SAIMIR KORRESHI 
    29. SELADIN JAKUPLLARI
    30. ZEF HILA
    31. ZHENI GJERGJI
    32. XHELAL MZIU

Deputetët që nuk e kanë përkrahur platformën e Alibeajt për bashkimin:

1.SALI BERISHA
2.ALBANA VOKSHI
3.AGRON SHEHAJ
4.BELIND KËLLIÇI
5.BUJAR LESKAJ
6.EDMOND SPAHO
7.EDI PALOKA
8.ELDA HOTI
9.FLAMUR NOKA
10.LUAN BAÇI
11.ISUF ÇELAJ
12.TRITAN SHEHU
13.LUÇIANO BOÇI
14.OERD BYLYKBASHI
15.SORINA KOTI
16.TOMOR ALIZOTI
17.ERVIN SALIANJI
18.GRIDA DUMA
19.INA ZHUPA
20.KASËM MAHMUTAJ