Deputeti demokrat Xhelal Mziu i është bashkuar deputetëve që kanë mbështetur platformën e propozuar nga Enkelejd Alibeaj.
Ai ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se ka munguar në diskutimin e platformës për shkak të angazhimeve personale por ama i bashkohet listës së deputetëve që e mbështesin atë.
“Partia Demokratike ka qenë dhe ngelet shpresë për demokratët dhe për çdo shqiptarë!
Bashkimi i Partisë Demokratike është zgjidhja e vetëme, që nesër të jemi forcë qeverisëse!
Për shkak të disa angazhimeve personale, kam munguar në diskutimin e platformës së propozuar nga kolegët deputetë të grupit parlamentar të PD.
I bashkohem listës së deputetëve dhe mbështes këtë platformë si rruga e duhur për çdo demokratë dhe shqiptarë, për një Shqipëri Evropiane nesër!”- shkruan Mziu.
Në listë nuk mungon as emri i ish-kryedemokratit Lulzim Basha, por bie në sy mungesa e deputetëve si Ervin Salianji e Grida Duma.