Vendosni fjalën kyçe....

5 të plagosur nga të shtënat në një xhami në Kanada


Pesë persona u plagosën nga të shtënat në një xhami në zonën e Torontos, Kanada, sipas burimeve policore.

Një grup burrash, të cilët kishin mbaruar lutjet e mesnatës gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, u sulmuan rastësisht pas të shtënave që u qëlluan nga një makinë në lagjen Scarborough, tha zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Torontos, David Rydzik.

“Ne nuk jemi në gjendje të themi nëse viktimat ishin në shënjestër për shkak të besimeve të tyre fetare.” – tha Rydzik.

Ndërkohë, Nadeem Sheikh, anëtar i bordit të Shoqatës Myslimane Scarborough tha se është i shqetësuar për të shtënat.

Ai u kërkoi autoriteteve të bëjnë çmos për të çuar autorët para drejtësisë dhe tha se duhet të ndërmerren më shumë hapa për të frenuar dhunën me armë.