Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka publikuar një mesazh për ukrainasit që janë larguar nga qyteti javët e fundit – se tani nuk është koha për të menduar për kthimin në shtëpitë e tyre.
Disa banorë janë kthyer në shtëpi ditët e fundit pas dy javësh qetësie relative në kryeqytet, por Klitschko vuri në dukje se kishte pasur një sulm me mortaja në lagjen Darnytskyi gjatë natës.
Dhe kjo erdhi pas sulmit rus të së premtes në një fabrikë që prodhonte raketa Neptun, si ato që goditën anijen luftarake ruse Moskva.
Klitschko, ish-kampioni botëror i boksit në peshat e rënda, tha se banorët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj sulmeve të mëtejshme dhe gjithashtu rrezikut të minave tokësore në pjesët veriore të qytetit.
Ai shtoi në kanalin e tij zyrtar Telegram: “Ata qytetarë të Kievit që u larguan më herët dhe tashmë do të kthehen në kryeqytet, ju kërkoj të përmbaheni dhe të qëndroni në vende më të sigurta”.