Vendosni fjalën kyçe....

Ngec me vendin e fundit Partizani, Vllaznia merr pikë në Durrës


Partizani ka ngecur ndaj Skënderbeut 0-0 duke humbur një mundësi të artë për të shtuar presionin ndaj vendit të tretë, që është synimi sezonal i kryeqytetasve.

Duhet thënë se ‘të kuqtë’ e trajnerit Mehmeti kanë ngecur ndaj vendit të fundit në renditje, Skënderbeut dhe hapi fals peshon shumë.

Edhe në ndeshjen tjetër, Teuta ka barazuar me Vllazninë 1-1. Durrsakët po bëjnë një sezon të dobët duke u renditur në vendin e shtatë, shumë larg garës për një nga tre vendet e para.

Vllaznia nga ana e saj pas kualifikimit në finalen e Kupës së Shqipërisë, ka marrë një pikë me rëndëi në garën për vendin e tretë që e çon në Ligën e Europës. Më herët sot, Laçi fitoi ndaj Dinamos në fushën e tij.