Partia Demokratike ka njoftuar zgjedhjen e Eris Shehajt si kryetar të degës së partisë në Gjirokastër.
Sipas selisë blu, Shehaj është shpallur fitues me 53% të votave.
Sot në mbarë vendin janë zhvilluar zgjedhje në disa degë të PD-së.
Njoftimi
“Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD dega Gjirokastër. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Gjirokastër u shpall Eris Shahin Shehaj me 53% të votave. Vijon procesi i votimit në 17 degët e tjera.”