Vendosni fjalën kyçe....

Policia izraelite përleshet me qytetarët palestinezë në Jerusalem, nuk lejonin vizitorët hebrenj në Malin e Tempullit


Policia izraelite ndërhyri në kompleksin “Temple Mount” të dielën në mëngjes, ndërsa qindra palestinezë dyshohet se kërkuan të bllokonin vizitorët hebrenj që të vizitonin vendin e shenjtë në qytetin e vjetër të Jerusalemit, vetëm dy ditë pas përleshjeve atje, raporton Times of Israel.

Sipas policisë, qindra të rinj – shumë prej tyre të maskuar – po grumbullonin gurë të cilët ata planifikonin t’i përdornin së bashku me shufra hekuri dhe barrikada të improvizuara për të trazuar dhe për të parandaluar jomuslimanët që të bënin xhiro në kompleks.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe, 17 palestinezë morën mjekim për lëndime mes përleshjeve me policinë në vend të dielën në mëngjes, pesë prej të cilëve u dërguan në spital. Policia tha se nëntë palestinezë u arrestuan gjatë trazirave në mëngjesin e së dielës.

Policia tha se oficerët po punonin për të larguar palestinezët për të lejuar që vizitat të vazhdojnë.

“Përveç vizitave, liria e adhurimit do të vazhdojë të ruhet plotësisht për adhuruesit në Malin e Tempullit”, thuhet në një deklaratë të policisë. “Policia e Izraelit do të vazhdojë të veprojë kundër shkelësve të ligjit dhe rebelëve.”