Vendosni fjalën kyçe....

Rusia ultimatum ushtarëve ukrainas në Mariupol: Dorëzoni armët dhe largohuni


Rusia ka kërkuar nga forcat ukrainase që ende luftojnë për të mbrojtur qytetin e rrethuar të Mariupolit të dorëzohen. Ultimatumi i dukshëm vjen ndërsa Rusia vazhdon sulmin e saj shkatërrues në qytetin juglindor.

Media shtetërore ruse Ria raportoi se “pa përjashtim” të gjitha “njësitë e armatosura ukrainase dhe mercenarët e huaj” duhet të dalin nga ora 6:00 e mëngjesit deri në 13:00.

Rreth 100,000 njerëz mbeten në Mariupol dhe rrethinat e tij të afërta, të cilat raportohet se janë kryesisht nën kontrollin rus, me trupat ukrainase të kufizuara në xhepat e rezistencës.