Vendosni fjalën kyçe....

U mbyt në Lumin Fan, gjendet pas dy javësh trupi i 10 vjeçarit


Trupi i 10-vjeçarit i cili para dy javësh u raportua se u mbyt në lumin Fan në Mirditë është gjetur ditën e sotme.

10-vjeçari ishte futur në lumë për të marrë topin por u rrëmbye më pas nga rryma.

Autoritetet zhvilluan kërkime për ditë me radhë por pa ja dalë që të gjenin trupin e të miturit.

Ai u gjet pranë digës së hidrocentralit në Reps, në thellësinë 7 metra. Kërkimet u zhvilluan në brigjet e lumit Fan, edhe në kushte të moti ekstrem.

Trupi i pajetë u gjet pas shumë kërkimesh nga polumbarët e FSHN-së, policia e Lezhës, si dhe banorët e zonës, që u angazhuan për lokalizimin e 10-vjeçarit. Trupi i pajetë iu dorëzua autoriteteve dhe familjarëve për procedurat e mëtejshme.